Pesë ditë armëpushim, arrihet marrëveshje Izrael-Hamas: Lirohen 50 pengje, gra e fëmijë!

by admin
Spread the love

Izraeli ra dakord për një marrëveshje që do të sjellë lirimin e 50 grave e fëmijëve të rrëmbyer nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të egër të 7 tetorit në këmbim të një armëpushimi katërditor.

Hamasi do të lirojë 12 gra e fëmijë izraelitë çdo natë përgjatë kornizës kohore në fjalë, e në këmbim shteti hebre do të lërë të lirë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë që mbahen në burgjet e tij e do të lejojë po kështu që në Gaza përgjatë këtyre 4 ditëve, të hyjnë 300 kamionë ndihmash në ditë. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi mbrëmë të ashtuquajturin kabinet i tij i luftës, ku iu dha drita jeshile pushimzjarrit të përkohshëm, i cili vjen pas përpjekjeve disa javore të SHBA-së e Katarit për të ndërmjetësuar ujdinë.

Por marrëveshja e një dite më parë nuk nënkupton fundin e konfliktit, të paktën jo për Netanyahun. Kreu i ekzekutivit izraelit e bëri të qartë se me të skaduar armëpushimi, Izraeli do të rifillojë ofensivën e tij për shkatërrimin e Hamasit. “Po shoh të shkruhen shumë marrëzi se pas kësaj pauze, që shërben për të kthyer pengjet tona, ne do të ndalojmë luftën. Më lejoni të jem sa më i qartë: ne jemi në luftë – dhe do të vazhdojmë luftën. Do të vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha synimet tona: eleminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë pengjeve dhe po kështu të sigurohemi që mos ketë  më asnjë element në Gaza që kërcënon Izraelin”, deklaroi ai.

Pauza 4-ditore e luftimeve pritet të njoftohet brenda 24 orësh, e ndërkohë, forcat izraelite të mbrojtjes janë duke e vazhduar operacionin në enklavë. Një zyrtar palestinez it ha agjencisë së lajmeve Wafa se vetëm mëngjesin e sotëm 9 persona u vranë nga bombardimet në kampin Nuseirat, ndërkohë që më parë, 60 vetë humbën jetën nga një sulm ndaj kampit të Jabalias në veri.

OBSH-ja njoftoi se një nga punonjëset e saj, Dima Alhaj, ishte vrarë në Gaza, së bashku me foshnjën e saj gjashtëmuajshe, bashkëshortin dhe dy vëllezërit.


Top Channel

You may also like