Përzgjedhësi i arbitrave të Serie A zbarkon në stadiumin e Egnatias, po ndjek nga afër gjyqtarin e Shqipëri U21 – Mali i Zi U21

by admin
Spread the love

Ish-arbitri italian, që tashmë mban rolin e përzgjedhësve të arbitrave të Serie A, Gianluca Rocchi, ka “zbarkuar” këtë të martë në Rrogozhinë, te stadiumin i Egnatias për të ndjekur nga afër ndeshjen e Shqipëri U21-Mali i Zi U21, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025.

“Shqip” mëson së Rocchi ka ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër arbitrin kryesor të kësaj sfide, australianin Jarred Gavan Gillett.

Deri në këto momente Jarred Gavan Gillett ka arbitruar ndeshje në EFL Cup, Championship, Conference League dhe në Premier League dhe nëse do ia dalë që ta bindë përzgjedhësin e arbitrave të Serie A, një tjetër kampionat do t’i shtohej CV-së së gjyqtarit Australian.


Top Channel

You may also like