Përvojën që e kam brenda dhe jashtë shtetit, ta investoj dhe zbatoj në të mirë të UT-së – Shqip

by admin
Spread the love

Profesori Bashkim Ziberi në Klan Debat ka folur rreth qëllimit dhe synimeve të tij si kandidat pë Rektor të Universitetit të Tetovës. Ziberi përmendi përvojën e tij akademike jashtë shtetit dhe kthimin e tij për të kontribuuar për Universitetin e Tetovës.

“unë mendoj se kuadrot profesional duhet të ushqehen vazhdimisht me të mira e me të rejat më të fundit në fushën profesionale shkencore. Këtë e bëj vazhdimisht. Në vitin 2018/19 kam qenë ‘fullbright’ në Universitetin e Harvardit dhe vazhdimisht kam tentuar që të jem në rrjedha duke mos lënë edhe punën dhe aktivitetet që kanë të bëjnë në UT, si shef i Departamentit të Fizikës, si udhëheqës i Zyrës për shkencë dhe inovacion. Gjithë këto elemente më japin kurajon që të konkurroj dhe këtë përvojë që e kam brenda dhe jashtë shtetit ta invesotjmë dhe ta implementojmë në të mirë të institucionit ku punoj”, theksoi mes tjerash Ziberi./KlanMacedonia

You may also like