Personazhet shqiptarë në premierën e “James Bond” u veshën si “James Bond”: Klasike, të zeza!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“James Bond” erdhi edhe në Tiranë! Filmi i fundit i Daniel Craig ne rolin e agjentit të famshëm 007 pati mbrëmjen e djeshme, premierën e tij edhe në Tiranë, në një event i cili u organizua nga Bashkia e Tiranës.
Organizatorët ishin kujdesur që shfaqja e filmit të fundit të serisë Bond, të ishte njëherësh edhe një mirë se ardhje për ambasadorin e ri britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.
Të ftuarit, personazhe të njohur të jetës publike në vend, politikanë, këngëtarë, artistë e gazetarë zgjodhën në shumicë të tyre të visheshin në mënyrë klasike, ku për burrat dominonte kostumi i zi e papjoni, ndërsa për femrat fustanet klasikë, kostume klasikë e po ashtu e zeza dominonte veshjet e tyre.

“No time to die”, i cili e pati premierën e tij botërore në Londër, në fund të shtatorit, ishte palnifikuar të shfaqjes 18 muaj më parë, por u shty për shkak të pandemisë.

Prodhimi i serisë së fundit të agjentit të famshëm ka kushtuar rreth 200 milionë dollarë, ndërsa Bond ndodhet në Xhamajka për të ndihmuar në gjetjen e një keqbërësi të ri,  i armatosur me teknologji vdekjeprurëse/revistawho.com

You may also like