Personat me këto patologji nuk mund të agjërojnë

by admin
Spread the love
Luçiano Bardhi
Mjek

Miq të dashur, këshillat mjekësore dhe shëndetësore këto ditë mund të jenë shumë të vlefshme për personat të cilët dëshirojnë që të agjerojnë, mirëpo në trupin e tyre kanë disa patologji apo çrregullime serioze.

Kush është ajo kategori e individëve, që nuk i rekomandohet agjerimi?

-Personat diabetik-me diabet të tipit II.

-Personat diebatik-me diabet të tipit I-mos prodhim i duhur i insulinës.

-Personat me probleme të funksionit të veshkave-pyelonefrit-glomerulonefrit kronik.

-Personat me probleme të arterieve koronare, persona të cilët i janë nështruar ndërhyrjeve operatore kohëve të fundit.

Nëse këta persona dëshirojnë, që të agjerojnë, duhet që t’ju nënshtrohen disa kontrolleve për të parë gjendjen mjekësore nga afër.

Ndërkohë Muaji Ramazanit nuk është një muaj, i cili përbehet nga agjërimi dhe nga konsumimi i ushqimit! Në asnjë mënyrë…

Ky muaj ka një frekuencë të lartë energjitike, e cila troket mjaft shumë mitokondrinë dhe shkakton një rritje të fuqisë voltazhike në membranat e brendshme të mitokondrisë deri në 250 mV.

Muaji Ramazanit nuk është një agjerim, ky muaji lidhet direkt me brendesinë e shpirtit tonë. Ai që nuk e ka provuar nuk e kupton, dhe ai që nuk e ka shijuar nuk e dashuron dot.

Ky muaj-me këto frekuenca shkakton ringjallje të retikulumit endoplazmatik-te lizozomeve-oleozomeve-mikrozomeve.

Lum ai që këtë muaj e konsideron si udhëtim dhe jo si një proces agjërimi.

Mirëseerdhe UDHETIM I RI….

Miq ju uroj nga zemra një udhëtim të bukur dhe plotë me lutje të pranuara.

You may also like