Përshkallëzimi i tensioneve, qeveria e Jemenit dënon Houthi-t për veprimet

by admin
Spread the love

Qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, dënon Houthi-n për krijimin e një konflikti propagandë.

Në raportimet e bëra thuhet se qeveria e Jemenit dënoi Houthi-t për zvarritjen e vendit në konflikt pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Britania e Madhe ndaj objektivave Houthi gjatë kësaj jave.

Në një deklaratë, të shpërndarë nga agjencia zyrtare e lajmeve Saba, autoriteti me bazë në Aden, akuzoi rebelët për krijimin e konfliktit propagandë, pas sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe pretendimeve të rreme për mbështetje për Gaza.

Ai theksoi nevojën për të rivendosur institucionet legjitime shtetërore në Jemen për të garantuar sigurinë në Detin e Kuq.

Qeveria dënoi gjithashtu bombardimet e Izraelit në Gaza dhe bëri thirrje për akses të shpejtë në ndihma humanitare për palestinezët.


Top Channel

You may also like