Përqafime, të qeshura e biseda – pamje nga ritakimi në derbin arab mes Ronaldos dhe Benzemas

by admin
Spread the love

Përkundër se dikur ishin dyshe “vrastare” te Real Madridi, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema tani janë rival në kampionatin e Arabisë Saudite.

Ronaldo tek Al Nassr e Benzema tek Al Ittihad u takuan sot në derbin arab, e cila u mbyll me fitoren e Al Nassr me rezultatin 5:2, shkruan lajmi.net.

Dyshja Ronaldo – Benzema patën pak kohë të ndajnë me njëri-tjetrin para ndeshjes, teksa skuadrat hynin në fushë dhe sigurisht pas takimit.

Takimi i tyre në tunel duke hyrë në fushë është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Përqafimet, të qeshurat së bashku e bisedad mes tyre nuk kanë munguar në këtë ritakim të portugezit dhe francezit.

Ronaldo dhe Benzema kanë fituar një numër të madh të trofeve sa ishin dytë pjesë të Real Madridit.

Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr në janar të këtij viti pas largimit nga Manchester United.

Ndërkaq, Karim Benzema u transferua te Al Ittihad në muajin korrik të këtij viti, pas një periudhe shumëvjeçare te Real Madridi./Lajmi.net/

You may also like