“‘Për’puthen’ nuk shihet më me sy”, Olsa Muhameti i jep përgjigjen e merituar ndjekësit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Për’puthen” ka pësuar disa ndryshime së fundmi, me një çift të deklaruar, shumë hyrje të reja dhe rikthimin e Anës e Mevlanit nga sezoni i kaluar.

Megjithatë, vazhdon të jetë shumë i ndjekur, madje edhe nga vëzhgimi i News 31, rezultoi se ishte më i klikuari “Prime Time” edhe në netët festive.

Por, në një “mini-intervistë” që ka zhvilluar autorja Olsa Muhameti me ndjekësit në Instagram, ka patur edhe nga ata që dyshojnë tek suksesi. Një prej tyre shkruan:

“Si ndihesh që ‘Për’puthen’ nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?”

Mirëpo, Olsa nuk ia ka kursyer përgjigjen, krejtësisht të merituar.

“Zakonisht reflektoj tek kritikat. Kjo e jotja s’është e tillë, kështu që ndjehem top”, shkruan autorja.

 


You may also like