Përplasja Veliaj-Duka, mesazhet kërcënuese dhe tritoli, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste

by admin
Spread the love

Deputeti socialist, Taulant Balla në një prononcim për mediat foli për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme duke nisur që nga përplasja mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe kreut të FSHF, Armand Dukës.

Balla tha se për veprimet kërcënuese të kryeëra ndaj Dukës, policia duhet të ndërmerrte masa hetimore në mënyrë të menjëhershme. Ndërsa tha se reagimi i Veliajt kishte qenë mbështetës ndaj hetimeve për këtë ngjarje.

Deputeti socialist, Taulant Balla: Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës dhe në çdo rast ata duhet të bëjnë detyrën sepse unë mendoj se kjo nuk duhet politizuar dhe drejtuar gishti ndaj askujt. Ndaj edhe reagimi I kolgeut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës në dobi që të hetohet çdo lloj tentative për të intimiduar këdo. Unë besoj se shumë shpejt policia do vendosë një dënim shembullor. Nuk e di se ku e gjejnë burimin por ligji do godasë këdo.

You may also like