Përplasen tri vetura në Duhël të Suharekës, vdes njëri nga shoferët

by admin
Spread the love

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur mbrëmë në Duhël të Suharekës, ku njëri prej shoferëve ka mbetur i vdekur pas lëndimeve që ka marr.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Sipas Policisë, edhe dy shoferët e tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njëri prej tyre, është dërguar në mbajtje.

“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

You may also like