Përmbytjet në Kongo shembën shtëpi dhe i morën jetën qindra njerëzve/ Presidenti fajëson SHBA-në

by admin
Spread the love

Më shumë se 120 njerëz kanë vdekur pas përmbytjeve më të mëdha në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos, Kinshasa, thonë autoritetet.

Rrugët kryesore në qendër të qytetit u zhytën në ujë pasi shirat e dendur vazhduan për orë të tëra dhe disa shtëpi u shembën. Shumë nga ata që vdiqën ishin në zona kodrash që pësuan rrëshqitje dheu.

Numri i të vdekurve, i cili fillimisht u vlerësua të ishte të paktën 55, u rrit në më shumë se 120 deri të martën në mbrëmje.Qeveria ka shpallur zie kombëtare treditore.

Një gazetar i AFP-së pa trupat e nëntë anëtarëve të një familje të vetme, të cilët u vranë kur shtëpia e tyre u shemb.

“Nuk kemi parë kurrë një përmbytje në këtë shkallë këtu,” tha një banor.

Kryeministri Jean-Michel Sama Lukonde tha se zyrtarët ishin ende në kërkim të trupave të tjerë ndërsa, presidenti i Republikës Demokratike të Kongos (DRC) fajësoi Shtetet e Bashkuara pwr  ndryshimet klimatike dhe  përmbytjet e mëdha.

“DRC është nën presion, por fatkeqësisht nuk dëgjohet apo mbështetet sa duhet,” i tha Presidenti Félix Tshisekedi Sekretarit të Shtetit Antony Blinken teksa u takuan në një samit SHBA-Afrikë në Uashington.

Ai shtoi se disa vende që ishin përgjegjëse për ndotjen duhet të bëjnë më shumë për të ndihmuar ata që vuajnë.

Zëdhënësi i tij tha se presidenti mund të shkurtojë udhëtimin e tij në SHBA për shkak të katastrofës.

Kinshasa ndodhet në lumin Kongo dhe ka parë një fluks të madh të popullsisë në vitet e fundit, me 15 milionë njerëz që tani jetojnë atje.

 


Top Channel

You may also like