Përmbytjet në Gjermani, nën ujë dhe aeroporti i Frankfurtit – Shqip

by admin
Spread the love

Shiu i madh shkaktoi kaos në aeroportin e Frankfurtit të Gjermanisë të mërkurën mbrëma, 16 gusht, duke shkaktuar rreth 100 anulime dhe vonesa të fluturimeve.

Reshjet e shiut përmbytën pistën, duke lënë qindra pasagjerë të bllokuar në avionë për disa orë.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan pjesë të mëdha të pistës të mbuluara me ujë.

Më shumë se 20 fluturime për në Frankfurt u devijuan në aeroporte të tjera.

Operatori i aeroportit tha se moti i djeshëm do të ndikojë edhe në orarin e fluturimeve të enjten dhe mund të shkaktojë anulime dhe vonesa të mëtejshme.

“Pasagjerët duhet të kontrollojnë orarin e fluturimit me kompaninë e tyre ajrore. Për shkak të numrit të shtuar të pasagjerëve, ne këshillojmë të gjithë pasagjerët që të arrijnë në aeroport dy orë e gjysmë para fluturimit të tyre”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

You may also like