Përmbytjet e fuqishme përfshijnë Hong Kongun – Shqip

by admin
Spread the love

Tajfuni Haikui iu drejtua ishullit pasi preku Kinën, mbyllen shkollat, paralizohet transporti publik

Qendra financiare e Hong Kongut u përmbyt duke rregjistruar një sasi rekord rreshjesh që nga fillimi i regjistrimeve 140 vite më pare.

83 persona u plagosën ndërsa dëmet janë të konsiderueshme. Stacionet e metrove, disa qendra tregtare u përfshinë nga shirat e dendur.

Të gjitha shkollat ​​kanë pezulluar mësimin deri në përmirësimin e situatës. Tuneli që lidh Hong Kong me Kowloon, u përmbyt gjithashtu duke shkaktuar rrëshqitje dheu në disa zona.

Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjitha departamentet të përgjigjen në mënyrën e duhur për të shmangur ndonjë katastrofë të mundshme. Qendra Meterologjike e Hong Kongut bëri të ditur se këto rreshje të fuqishme janë efektet e tajfunit Haikui që më herët preku rajonet bregdetare.

Kina jugore u godit fundjavën e kaluar nga dy tajfunë radhazi Saola dhe Haikui. Ndryshimet klimatike kanë rritur intensitetin e stuhive tropikale, me më shumë shi dhe erëra më të forta që çojnë në përmbytje katastrofike me viktima dhe dëme në infrastrukturë.

Klan News

You may also like