Përmbysje madhështore e Cityt, Haaland udhëheq ekipin me 3 gola ndaj Crystal Palace

by admin
Spread the love

Manchester City ishte autor i një përmbysje madhështore në Etihad Stadium përballë Crystal Palace me rezultatin 4-2.

The Citizens e panë veten në disavantazhin e dy golave në fraksionin e parë të lojës, ndërsa nuk mundën të krijonin rrezikshmëri në repartin e avancuar.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, vendasit e trajnerit Pep Guardiola ishin më të motivuar se kurrë duke arritur një përmbysje spektakolare të udhëhequr nga Erling Haaland.

Në fakt, golin e parë e shënoi Bernardo Silva, por më pas skenën e rrëmbeu norvegjezi i cili u tregua i pamëshirshëm në çdo prekje të topit në zonë duke realizuar një tregolësh, tregolëshin e parë prej momentit kur ka mbërritur në Angli teksa tashmë 22-vjeçari shkon në kuotën e gjashtë golave në Premier League.

Kështu, me rezultatin 4-2 u mbyll takimi ndërsa pas kësaj sfide, City renditet në vendin e parë me dhjetë pikë ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me katër pikë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like