përmbyset autobusi me targa shqiptare – Shqip

by admin
Spread the love

jë person ka humbur jetën dhe disa janë plagosur në një aksident trafiku në autostradën A-1, sipas televizionit kroat, HRT.

“Aksidenti ndodhi dje në mbrëmje, në orën 23:43, kur një autobus me targa shqiptare, për arsye të panjohura, devijoi djathtas dhe u përplas me barrierat mbrojtëse duke u përmbysur në anën e majtë të tij’’, tha policia kroate.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.

Autobusi drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç.

Hetimet për aksidentin kanë përfunduar, ndërsa policia vijon hetimet për rrethanat në të cilat ka ndodhur.

Aksidenti bllokoi përkohësisht autostradës në drejtim të Zagrebit, teksa ndërhyrja e autoriteteve bëri të mundur hapjen e aksit për qarkullim.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë bora në rrugë, por nuk përjashtohet dhe mundësia e një përgjumje të drejtuesit të tij. /tesheshi.com/

You may also like