Përleshje mes fqinjëve në Shuto Orizarë, plagosen dy persona mes tyre një i mitur, arrestohen sulmuesit

by admin
Spread the love

Një përleshje mes fiqnjësh ka ndodhur në Shuto Orizarë, ku përpos mjeteve të forta është përdorur edhe armë zjarri, ndërsa si pasojë është lënduar një 51 vjeçar dhe një i mitur. Policia për Shqip, ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona.

“Më datë 02.08.2023 zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.F (38) dhe S.N (31), që të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në një parcelë në bulevardin ‘Brigada Maqedonaso-Kosovare” në Shkup kanë marrë pjesë në një përleshje fizike mes dy familjeve fqinje, në të cilën është përdorur edhe arma e zjarrit dhe mjete të forta, pas cka me lëndime me armë zjarri ka përfunduar M.I (51) dhe një i mitur, ndërsa me lëndime me mjete të forta Sh.I (22) dhe S.I (27). Të lënduarit janë dërguar në spitalin ‘8 Shtatori’ ku u është ofruar ndihma mjekësore”, kanë deklaruar për Shqip nga MPB.

MARKETING




You may also like