Përleshje me sjuartët dhe mesazh ofendues, shpërthejnë ultrasit e Lyon

by admin
Spread the love

Ultrasit në Francë janë kthyer në një problem disa herë dy sezonet e fundit, teksa ka pasur edhe ndeshje të ndërprera.

Së fundmi janë bërë protagonistë ultrasit e Lyon, në përfundim të ndeshjes kundër West Ham në Europa League.

Humbjen ata nuk e kanë përjetuar mirë dhe në fund janë përleshur me stjuartët, çka është kapur edhe nga kamerat që po transmetonin ndeshjen.

Jo vetëm kaq, ata u janë drejtuar edhe lojtarëve e stafit me një mesazh që në shqip ka kuptimin: “Shkofshi në djall”. Sigurisht e përkthyer më e zbutur… / oversport.tv

You may also like