Përkeqësim i motit në Zvicër, priten reshje të dëborës

by admin
Spread the love

Vjeshta ka arritur në Zvicër! Në ditët në vijim, vendi do të pësojë një rënie drastike të temperaturave. MeteoSwiss madje raporton borë në lartësi deri në 1 300 metra

Shumë zviceranë shijuan çaste të verës gjatë kësaj fundjave. Janë matur temperatura me më shumë se 20 gradë në disa pjesë të vendit.

Gjatë këtij mëngjesi, zgjimi ishte shumë më i vështirë dhe jo vetëm sepse është e hënë. Temperaturat nuk i kalonin 10 gradë në rrafshnaltë, me shi pothuajse të përhapur. Gjatë gjithë ditës, dielli do të jetë shumë i rrallë.

Sasi “intensive” të shiut priten në Tiçino për 24 orët e ardhshme, paralajmëron Meteonews në Twitter, transmeton portali Shtegu. Një alarm moti u lëshua për pjesë të kantonit italishtfolës deri të mërkurën në mëngjes. Për metër katror mund të bjerë shi deri në 25 cm. Pjesa tjetër e vendit do të mbetet me një qiell gri.

Por ka edhe më keq: Në ditët në vijim, pritet dëborë! Deri të mërkurën, kufiri i reshjeve të borës do të bjerë deri në 1 300 metra. Në Zvicrën frankofone, gjatë gjithë javës temperaturat do të mbeten nën 15 gradë.

You may also like