Perisic ka një mesazh për popullin zikaltër: Mos u dorëzo kurrë

by admin
Spread the love

Ivan Perisic ka publikuar një “story” në profilin e tij në Instagram, ku dërgon një mesazh të qartë për 90 minutat e fundit të kampionatit dhe fton popullin zikaltër që të mos dorëzohet dhe të besojë tek titulli kampion.

“Mos u dorëzo kurrë. Totalisht i përqendruar për ndeshjen e së dielës”, është mesazhi i kroatit. Interi duhet të mposhtë Sampdorian në “San Siro” dhe të shpresojë në një humbje të Milanit në “Mapei Stadium” kundër Sassuolos, që të mund të shpallet kampion.

Sapo të përfundojë kampionati do të vendoset edhe e ardhmja e Perisic. Interi i ofron një kontratë 2-vjeçare me një pagë sezonale 4.5 milionë euro, por kroati nuk është plotësisht i kënaqur dhe po sheh edhe ofertat e skuadrave të tjera.

Në fund të sezonit palët do të takohen për të vendosur përfundimisht nëse do të vazhdojnë bashkë, apo lojtari do të fillojë një aventurë të re. / Oversport.tv

You may also like