Përgjigjja e Zelenskyt se kush është në radhë pas Ukrainës

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë anëtarët e NATO-s, duke thënë se vendi dëshiron të “skllavërojë” Lituaninë.

Zelenskyy tha se pyetja është “kush është në radhë pas Ukrainës?”.

Ai tha se situata mund të përkeqësohet vitin e ardhshëm, derisa Rusia mund të sulmojë vendet e tjera.

“Kjo nuk është një luftë që po bëhet nga Rusia vetëm kundër Ukrainës”, tha ai.

“Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë – për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, tha ai.

Ai tha se Ukrainës i nevojiten 4.7 miliardë euro në muaj për mbrojtjen e saj dhe iu kërkoi aleatëve të ofrojnë më shumë armë për të ndihmuar vendin në luftën e tij kundër Rusisë. 

Rruga Press

You may also like