Përgatituni: edicioni i dytë i Automotive Fair Albania do të zhvillohet në datat 26-29 tetor

by admin
Spread the love

Edicioni i dytë i Automotive Fair Albania për të gjithë të apasionuarit e makinave do të organizohet në datat 26-29 tetor në pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza” dhe “Sheshi Italia” dhe Shqip do të jetë partner mediatik i këtij edicioni.

Mund të themi pa frikë se Automotive Fair Albania i organizuar në vitin 2022 ishte tepër i suksesshëm për sa i përket interesit publik dhe të operatorëve, mundësive të bashkëpunimit si dhe mbulimit në media.

Ky event është organizuar nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Tiranë për të nxitur krijimin e një ekosistemi sa më të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm përmes qasjeve bashkëpunuese të qeverisë dhe palëve të interesuara në arritjen e këtij qëllimi.

Automotive Fair Albania do të mund të shfrytëzohet si një mundësi për të tërhequr investime të huaja në këtë fushë. Operatorë të ndryshëm kanë mundësinë të prezantojnë produktet e tyre dhe të marrin ide të reja ose këshilla nga vizitorët që mund të jenë ekspertë të fushës ose vizitorë të zakonshëm.

Me dhjetëra kompani pjesëmearrëse do të prezantojnë risitë dhe teknologjitë më të fundit në fushën automobilistike. Sipërmarrësve të rinj do t’u jepet një vëmendje e veçantë në kuadër të Hi-Tech, Start-Up & Innovation zone, një hapësirë kushtuar evolucionit teknologjik dhe inovacioneve të industrisë, si dhe dixhitalizimi i biznesit.

Koleksioni i automjeteve Albanian Retro do të ekspozohet, së bashku me artefakte dhe objekte të cilësisë së mirë, ekspozita me vepra arti të krijuara nga artistë dhe artizanë që do të ofrojnë një shfaqje të pashembullt kulturore dhe historike. Do të zhvillohen aktivitete të ndryshme të sigurisë, që synojnë edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, duke përfshirë simulimet e situatës së trafikut, gara me motor, karting, burnout show, takime dhe shumë ngjarje të tjera!

Brenda Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen 3 evente paralele: ClimathonTirana 2023, Green City: Sustainable and Safer Urban Mobility dhe Start-up Solutions and Innovations: Driving the Future. Do të diskutohet shumë rreth transformimit të lëvizshmërisë urbane, sigurisë në rrugë, përdorimit të skuterave apo biçikletave elektrike, por edhe për edukimin e profesionistëve të rinj dhe integrimin e tyre në sektorin automotiv.

Por do të organizohen dhe 8 evente të tjera që do të zhvillohen përgjatë 4 ditëve të eventit. Besojmë se do të keni shumë dëshirë të ndiqni nga afër festivalin e shpejtësisë, Burnout Show, Tirana Grand Prix, Super Moto Racing, garat midis makinave elektrike si dhe të jeni pjesë e takimeve të shumta me ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë.

Është një mundësi unike për shkëmbimin e përvojave, vizibilitet, komunikim dhe bashkëpunime të reja, si dhe një përvojë ndërkombëtare e jashtëzakonshme.

You may also like