Përfundon numërimi i votave për kreun e PD-së, Berisha fitues, Vokshi: Një nga proceset më transparente të kryer ndonjëherë

by admin
Spread the love

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarin e ri në të gjithë degët e Shqipërisë.

Deklarata e Vokshit:

“Kanë filluar të vijnë kutitë e votimit me materialet zgjedhore dhe në mbledhjen e nesërme do të bëhet edhe njëherë shqyrtimi i dokumentacionit dhe do të shpallet rezultati përfundimtar.

Është një nga proceset më transparente dhe të besueshme të kryer ndonjëherë qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve. Kjo ka shpjeguar edhe pjesëmarrjen e lartë të demokratëve. Është një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve. Ata dëshmuan me votën e tyre që partia i përket atyre”, tha Vokshi.

You may also like