Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, flet Sali Berisha

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat mbrëmjen e sotme menjëherë pas përfundimit të Komisionit të Rithemelimit.

Berisha tha se anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD.

“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces, dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. Komisioni në mbledhjen e tij, siç parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja. Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.

You may also like