Përfundoi dita e parë e debatit parlamentar për votimin e Qeverisë

by admin
Spread the love




Në Kuvend sot është zhvilluar dita e parë e seancës për votimin e qeverisë së re të vendit. Seanca do të vazhdojë edhe nesër, ndërsa sipas afateve ligjore mund të zgjasë deri nesër në mesnatë, përcjell SHENJA. I mandatuari për kryeministër, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se ofrojnë plan dhe program për sfidat e vendit. Ndërsa, VMRO-ja opozitare ka këmbëngulur në kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Aleanca për Shqiptarët ia ka rikujtuar Kovaçevskit që të ketë kujdes për premtimet që bën, pasi historia do ta gjykoj nëse nuk i realizon ato. Qëndrimi i Partisë Alternativa është se nëse do vazhdonte kriza në Maqedoninë e Veriut, nuk do të kishte vend të për të biseduar për mundësinë e zgjidhjes së problemeve me Bullgarinë. /SHENJA/


You may also like