Përforcimi i Interit për sezonin e ardhshëm, e konfirmon babai i 29-vjeçarit

by admin
Spread the love

Piotr Zielinski do të jetë përforcimi i parë i Interit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Raportet me kampionët e Italisë janë prishur dhe 29-vjeçari, i cili nuk u përfshi në listën e Championship, do të transferohet si lojtar i lirë në Milanon zikaltër gjatë verës.

“Do të largohet nga Napoli, por Piotr do të vazhdojë të luajë në Itali”, është shprehur babai i mesfushorit të avancuar.

Polaku është autor i dy golave dhe po kaq asisteve në 19 ndeshje të këtij sezoni në Serie A. Kryesuesit e kampionatit italian e tentuan edhe gjatë merkatos dimërore, por pa rezultat.

Përveç Napolit, ekip me të cilin fitoi titullin sezonin e kaluar, Zielinski ka luajtur edhe me Udinesen e Empolin në Itali.


Top Channel

You may also like