Përforcimi i Bajernit në merkaton e dimrit, Erik Daier: Debutimi, prisja më tepër gola

by admin
Spread the love

Erik Daier djersiti për herë ta parë fanellën e Bajernit kundër Unionit dhe në këtë sfidë speciale nuk kanë munguar fjalët e para të debutuesit anglez. Mbrojtës 30-vjeçar ka dhënë performacë të kënaqshme, ndonëse u fut në fushën e blertë si zëvendësim i detyruar i Upamekanos, me këtë të fundit që u lëndua:

“Isha gati. I lumtur që nuk e nisa në fundin e pjesës së parë. Reagimi në një kohë kaq të shkurtër rikthen buzëqeshjen dhe frymën pozitive. Nëse i referohem volumit të lojës nga ana jonë, prisja numër më të lartë golash, jo një fitore me shifra të ngushta.

Pikat janë ato që bëjnë diferencën në fund dhe ne e kryem misionin tonë. E ndiej veten me fat që jam pjesë e një klubi kaq të madh, me tradita dhe tifozë të mrekullueshëm. Mezi po pres ta njoh më mirë qytetin”, përfundoi Daier

PANORAMASPORT.AL

You may also like