Përfaqësues të FIFA-s në vizitë te Akademia e FFM-së – Shqip

by admin
Spread the love

Përfaqësuesit e FIFA-s, Thomas Danilevicius, në rolin e konsulentit teknik rajonal për Evropën dhe Jurg Nepfer, në rolin e konsulentit të lartë për zhvillimin e futbollit, në periudhën prej 25 deri më 28 mars, ishin në një vizitë pune në “Shtëpinë e Futbollit” dhe Akademinë e FFM-së.

Mysafirët nga FIFA zhvilluan një takim pune me personat përgjegjës për zhvillimin e akademisë së FFM-së, në të cilin u prezantuan projektet e FIFA-s në fushën e zhvillimit të lojës së futbollit deri në vitin 2026, mundësia dhe mënyra e aplikimit të tyre për pranimi i ndihmës financiare dhe materiale nga FIFA për realizimin e tyre dhe njohjen e gjendjes aktuale në Federatën e Futbollit të Maqedonisë në fushën e zhvillimit teknik.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Muamed Sejdini dhe Sekretarja e Përgjithshme, Natalia Ilievska Bozhinovska, zhvilluan takim me dy përfaqësuesit e FIFA-s, Tomas Danilevicius dhe Jurg Nepfer, ku biseduan për rëndësinë e zhvillimit të futbollit të të rinjve në Maqedoni.

Thomas Danilevicius dhe Jurg Nepfer zhvilluan takime pune për tema të ndryshme me Zoran Stratev – Drejtor Teknik i FFM-së, Zharko Ignatovski – Menaxher i Departamentit Ndërkombëtar të Futbollit dhe Zhvillimit dhe Anica Trajkova – përgjegjëse për futbollin e femrave në FFM.

“Kjo është vizita ime e parë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, por kam ndjesinë se i njoh njerëzit prej kohësh. Ata janë të gatshëm, të aftë dhe kanë vullnet për të punuar. Unë jam mirënjohës për përvojën që patëm në tre ditët e fundit. Në federatën tuaj pamë një ekip njerëzish të gatshëm për të zhvilluar procesin e nisur tashmë për zhvillimin e futbollistëve të rinj. Profesionistët punojnë nga menaxhmenti i lartë deri tek njerëzit përgjegjës për zhvillimin teknik dhe procesi për zhvillimin e talenteve të rinj është i pastër dhe tashmë i strukturuar mirë. Është e rëndësishme që të kesh një metodë dhe njohuri se si të gjesh talentin dhe ta përmirësosh atë përmes programeve të duhura, të gjitha për të qenë pjesë e përfaqësueseve në të ardhmen.

Kjo vizitë e jona ishte në radhë të parë për t’u njohur me personat e përfshirë në këtë proces, për të qenë pranë tyre në të ardhmen dhe si një nga partnerët strategjikë të federatës për të zhvilluar dhe zbatuar planin afatgjatë për zhvillimin dhe avancimin teknik të futbollistëve të rinj përmes skemës së zhvillimit të talenteve të FIFA-s. Ne duam të zhvillojmë futbollistë elitarë në vendet ku ka potencial për zhvillim të mëtejshëm dhe Maqedonia është padyshim një prej tyre. Potenciali këtu është vërtet i madh.

Ne do të jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe me të vërtetë pres me padurim aktivitetet tona të ardhshme për të promovuar lojën ku përfshihen djem dhe vajza, tha Tomas Danilevicius.

Sipas agjendës së dakorduar, ata bënë një vizitë pune edhe në klubin e futbollit, Rabotniçki në ambientet e tyre, ku biseduan për organizimin teknik dhe zhvillimin e vetë klubit, me përfaqësuesit Nenad Monev – sekretar i përgjithshëm i KF Rabotniçki dhe Goran Stanic – koordinator i kategorive të të rinjve të KF Rabotniçki.

You may also like