‘Perëndimi’ zbarkon në zyrën e Lulzim Bashës, përfundon mbledhja ‘kokë më kokë’ që zgjati më shumë se një orë në selinë blu

by admin
Spread the love

Sapo ka përfunduar mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me ambasadorët e huaj në vendin tonë.

Ky takim zjati më shumë se një orë dhe u zhvillua në selinë blu. Sipas informacioneve në fokus të diskutimeve ka qenë situata e tensionuar e ditës së djeshme që ndodhi në selinë e PD-së mes Bashës dhe Berishës.

Sipas burimeve ky takim është kërkuar nga vetë ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.  ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadori i Francës dhe Anglisë. Ata u pritën në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi.

You may also like