Përditësime nga Ukraina. Zelensky takohet me sekretarin e OKB-së.

by admin
Spread the love

Lufta në Ukrainë hyn sot në ditën e saj të 64-të. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Drejtësisë Penale Ndërkombëtare Beth Van Schaack u tha Kombeve të Bashkuara se “një njësi ushtarake ruse që vepron në afërsi të Donetsk ka ekzekutuar ukrainasit që po përpiqeshin të dorëzoheshin.”

Agjencia shtetërore ruse Ria Novosti, e cituar nga BBC, njoftoi se qyteti i Khersoit, në jug të Ukrainës, do të kalojë për përdorimin e rublës monedhën ruse që nga 1 maji.

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do takohet sot me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev për bisedime. Guterres ka udhëtuar tashmë në Moskë në fillim të kësaj jave për t’i bërë një thirrje Vladimir Putinit për luftën. Në bisedimet e Moskës, Guterres bëri të qartë se OKB-ja i konsideronte veprimet e Rusisë një pushtim – dhe përsëriti thirrjet për Rusinë dhe Ukrainën që të punojnë së bashku për të krijuar korridore të sigurta humanitare. 

Tensioni po përkeqësohet edhe në nivelin ekonomik: Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, Bashkimi Evropian gjeti një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse.

Rruga Press

You may also like