“Përbindësha”, “vrasës”, me këto prulla vazhdoi protesta para Prokurorisë, demonstruesit

by admin
Spread the love

Vazhdon protesta dhe thirrjet për dorëheqje para objektit të Prokurorisë së Shkupit.

Edhe pse protesta ishte e qetë, disa protesues kanë hedhur vezë dhe gjësende të tjera para objektit të Qeverisë, ndërkaq vazhdimisht dëgjohen thirrje për dorëheqje dhe përgjegjësi.

Protesta nga objekti i Qeverisë u zhvendos para Prokurorisë.

Demonstruesit hodhën vezë dhe lanë gjurmë të duarve “të përgjakshme” para objekteve të Qeverisë dhe Prokurorisë në qendër të Shkupit, duke thirrur “vrasës” dhe “hajna” për të shprehur revoltën e tyre për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë. Demonstruesit kërkuan që rasti të mos mbetet pa u ndëshkuar dhe zyrtarët të japin dorëheqjen.

Ata mbanin pankarta me mesazhet – “Ju vrisni për përfitim”, “Përbindësha”, “Onkologji = gjenocid”, “Çfarë vlere ka jeta e njeriut”.

MARKETING




You may also like