“Përballje elefantësh, rreziku i lartë”, Edi Rama për letrën e Rusisë: Zhurmë e të marrëve të PD-së

by admin
Spread the love

Duke e vënë theksin te dialogu, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qëndrimi i Shqipërisë sa i takon konfliktit Rusi-Ukrainë është shumë i qartë.

  Pyetje: Kemi shtim të trupave të SHBA në vende fqinje me Ukrainën si me Poloninë dhe Rumaninë. A ka marrë Shqipëria kërkesë nga Nato për të kontribuar edhe në aspektin ushtarak? A lind nevoja që të udhëtoni drejt Ukrainës me këtë përgjegjësi që keni marrë? A ka shqiptarë në Ukrainë?

Rama:Së pari dëshiroj të theksoj se qëndrimet tona në lidhje me këtë çështje në vijim janë të qarta të njohura të pandryshuara. Dëshiroj të theksoj se në këndvështrimin tim rruga për të adresuar këtë tension  që rritet çdo ditë dhe këtë konflikt është rruga e bisedimeve. Rruga e gjetjes së të gjitha arsyeve të mundshme dhe të imagjinueshme për të biseduar dhe për të kërkuar me durim pikat e përbashkëta edhe pse janë tejet të vështira për tu gjetur. Nga ana tjetër unë besoj se çdo shqiptar që ndjek ecurinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sot duhet të ndjehet mirë i vlerësuar pjesë e pikërisht atij komuniteti vlerash. Do kemi mundësi në këto 2 vite që të luajmë një rol duke shfrytëzuar peshën e madhe që i jep këtij çiftëzimi SHBA. Shqipëria është shumë e qartë në pozicionin e saj s’ka pasur asnjëherë asnjë ekuivok por në atë modestinë e peshës sonë këtë përballje elefantësh ne sidoqoftë ruajmë të drejtën të themi bisedime“.

Pyetje: Pse keni heshtur për letrën e Rusisë?

Rama: “Ajo letër si drejtohet vetëm Shqipërisë por të gjitha vendeve anëtare të Natos dhe të OSBE. Asnjë qeveri nuk është marrë me atë letër publikisht, më thoni një qeveri që është marrë me atë letër. Qëndrimet tona janë publike të qarta të drejta. S’kemi asnjë problem në marrëdhëniet tona me Rusinë, Rusia nuk është ven armik i Shqipërisë por kemi ndarje të qartë në këtë pikë. E gjithë zhurma për letrën është pjesë e një zhurme folklorike në katundin e PD“.

Pasi tregoi pozicionin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurisë, Rama theksoi se konflikti Rusi-Ukrainë është me potenciale me rrezikshmëri të lartë.  Rama tha se në këtë konflikt, Shqipëria po ndan barrën më të madhe me më të mëdhenjtë.

“Ndaj mendimin e shumë të tjerëve që ky është një konflikt goxha i rrezikshëm dhe tensioni është me potencial të lartë. Bëj pjesë te ai grup njerëzisht që rruga është; bisedime, bisedime, për të gjetur pika shtensionimi dhe për të hapur një proces shumë të vështirë dakordësimesh. Është e komplikuar, por nga ana tjetër ky është një nga ato rastet kur ne jemi si të thuash dhe ndajmë barrën me të mëdhenjtë e kësaj bote, por s’kemi barrën e tyre që është marrja e vendimeve përfundimtare. Konflikti është me potencial rrezikshmërie të lartë”, tha Rama.

You may also like