Përballja me Newcastle, Manchester City dhuron “show” trofesh në “Etihad Stadium”

by admin
Spread the love

Premier League dhuron përballje spektakolare, ndërsa takimi mbyllës i kësaj të shtune, Manchester City-Newcastle është “qershia mbi tortë”.

Dy skuadrat me pronarë ndeshen duke filluar nga ora 21:00, sfidë që për publiku shqiptar transmetohet live dhe ekskluzivisht në “Shqip 3”.

Të dyja skuadrat si City edhe Newcastle kanë marrë pikët e plota në javën e parë të Premier League, ndërsa në këtë përballje synojnë të marrin maksimumin.

Manchester City-Newcastle (0-0)

Premier League java e parë

Përpara nisjes së kësaj përballjeje, Manchester City ka dhuruar “show” në shtëpi, në “Etihad Stadium” me trofetë e fituar në sezonin e fundit: trofeun e Premier League, të FA Cup, të Champions League, ndërsa në stadium mungonte vetëm Superkupa e Europës, të cilin ekipi i Guardiolës e fitoi vetëm pak ditë më parë, në përballjen me Sevilla-n./ Super Sport


Top Channel

You may also like