Përballja e tretë me Haidenhaimin, Bajerni i ka shënuar 15 gola në dy ndeshje

by admin
Spread the love

Humbjet janë bërë të zakonshme në muajt e fundit te klubi i Bajernit, por që deklarata e lojtarëve bavarezë pas dështimin në klasike me Dortmundin kanë rritur dozat e optimizmit se do të ndryshojnë fytyrë, e ku Liga e Kampionëve ka mbetur e vetmja “degë” për të shpëtuar sezonin katastrofik, atë të mbylljes pa asnjë trofe.

Në saj të përballjes me Haidenhaimin, skuadrat në fjalë janë përballur 2 herë në të gjithë historinë e tyre, kjo për faktin se Haidenhaim së fundmi është promovuar në Bundesligë dhe në vitin 2019 janë “përplasur” në Kupë. Në të dy skenarët Tomas Myler me shokë kanë dalë të fituar, por interesante është kuota e golave, 15, mesatarisht 7.5 gola për takim. Duhet thënë se është hera e parë që kampionët e Bajernit do të udhëtojnë në Haidenhaim, pasi të dy takimet pararendëse janë zhvilluar në “Allianz Arean”.

Në krahasim mes etapës së shkuar të kampionët, kuota e humbjeve është e njëjtë, pesë, por ata kanë në lojë edhe 7 duele të tjera deri në përmbyllje të ciklit 2023- 2024, çka do të thotë se bilanci mund të përkeqësohet. Ekipi i Frank Shmid ka fituar vetëm 1 nga 11 prezencat në radhë, e pasur një sukses, shtatë barazime dhe tri humbje. Herri Kejn me pjesën tjetër të ekipit grumbullojnë dyfishin e golave të Haidenhaimit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like