Perandori i Japonisë mbërrin për vizitën e parë shtetërore në Indonezi (fotot)

by admin
Spread the love

Perandori i Japonisë Naruhito dhe perandorja Masako u ulën sot në aeroportin e Xhakarta për një vizitë një-javore në Indonezi, në vizitën e tyre të parë shtetërore që prej ardhjes në fron në 2019.

Udhëtimi i tyre 17-23 qershor në ekonominë më të madhe të Azisë juglindore do të përfshijë takime me presidentin indonezian Joko Widodo dhe një vizitë në varrezat ushtarake për të nderuar të rënët japonezë e indonezianë.

Japonia ka sunduar Indonezinë për tre vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore duke e marrë atë nga kompania koloniale holandeze pa luftë, duke thyer kështu imazhin e superioritetit holandez.

Kapitullimi i Japonisë pas luftës i hapi rrugë pavarësisë së Indonezisë në vitin 1945 megjithë tentativat holandeze për të rimarrë kontrollin e ish-kolonisë.

“Që prej luftës Japonia ka punuar shumë për të kontribuar në paqen kombëtare e rajonale, përfshi dhe Indonezinë,” tha Naruhito gjatë fluturimit për gazetarët.

“Bazuar në vendet me histori në diplomaci, shpresoj që vizita të thellojë marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona”.

Çifti mbretëror do të vizitojë varrezat ushtarake ku gjenden dhe 28 ish-ushtarë japonezë që luftuan për Indonezinë në përpjekjen e pavarësisë.

Dy vizitat e fundit të monarkëve japonezë në Indonezi ishin në vitet 1962 dhe 1991.