Për t’u zgjidhur vetëm të drejtat e imazhit, United “blindon” talentin me kontratën e re

by admin
Spread the love

Manchester United është shumë pranë zyrtarizimit të kontratës së re me talentin Alejandro Garnacho.

18-vjeçarit i skadonte kontrata në vitin 2024 dhe klube elitare të Europës kishin nisur sondazhet për sulmuesin anësor. Megjithatë, te United duke njohur mirë aftësitë e Garnachos vepruan me shpejtësi, madje edhe duke iu “bindur” deri diku argjentinasit që këmbënguli për një rritje page të konsiderueshme.

Kështu, kontrata e re e Garnachos do të jetë pesëvjeçare ndërsa për momentin ka mbetur për t’u zgjidhur e drejta e imazhit. Megjithatë, sipas mediave britanike kjo çështje nuk do të shkaktojë problem mes palëve dhe pritet që së shpejti të vijë edhe dakordësimi mes klubit dhe lojtarit.

Garnacho është një investim i United me argjentinasin që është rritur në akademinë e “Djajve të Kuq”, ndërsa këtë sezon, sulmuesi shfrytëzoi më së miri besimin e trajnerit Erik ten Hag teksa ka shënuar dy gola (plus 2 asiste) në 13 ndeshje të Premier League, pa lënë mënjanë edhe një tjetër realizim në Europa League.


Top Channel

You may also like