Për shtatë ditë 824 raste të reja të personave të prekur nga Kovid 19

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Të dhënat zyrtare tregojnë se në shtatë ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 3 824 raste të reja të personave të prekur nga kovid 19, nga 9 148 testime të realizuara. Ndërkohë janë shëruar 4 114 pacientë, duke ulur numrin e rasteve aktive në 3 905 pacientë.

Në këtë periudhë, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 26 vdekje, 11 prej të cilëve janë regjistruar përmes sistemit Termini Im.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 334.562 persona të infektuar. Janë shëruar 321.243 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë 9.414 persona. /SHENJA/


You may also like