Për shkak të Ditës së Evropës, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, do të jenë të mbyllura këto rrugë: – Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët
pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të aktiviteteve të cilat do
të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00
në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në
drejtim të👇🏻

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët
pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së
Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni;
merrni biçikletat 🚲,
trotinetët 🛴
apo ecni në këmbë 🚶🏻‍♀️
dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite! 🍀

You may also like