Për Molinën nevojiten 30 milionë euro, Atletico e Juventus “përplasin brirët”

by admin
Spread the love

Nahuel Molina është duke shkëlqyer me Udinesen, ndërsa me performancat e tij ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha jo vetëm italiane. Kështu, sipas asaj që raporton Sportmediaset, pas mbrojtësit argjentinas janë vendosur Juventus dhe Atletico Madrid.

Gjashtë gola dhe tre asist e kanë kthyer atë në një nga mbrojtësit më interesantë në Serie A. 24-vjeçari është tashmë i gatshëm që të bëjë hapin e madh në karrier, dhe në verë do të ketë një “përplasje brirësh” midis këtyre dy ekipeve.

Për sa i përket kërkesës së Udineses, për të afruar lojtarin nevojiten 30 milionë euro. Një shifër kjo që mund të përballohet nga të dyja ekipet, duke marrë parasysh edhe nevojat që të dyja ekipet kanë për një lojtar në krahët e mbrojtjes. /oversport.tv

Foto: Udinese Calcio 1896, Facebook

You may also like