Për Mahrez mjaftojnë 40 milionë, Milani fillon të ëndërrojë

by admin
Spread the love

Investcorp po mendon të investojë që në fillimet e tij te Milani dhe ëndrra e madhe për momentin është Riyad Mahrez. Sulmuesi i Manchester City është kthyer në objektivin kresor të Paolo Maldinin për sesionin e radhës së merkatos që do të provojë me çdo formë të veshë algjerianin me fanellën kuqezi.

Sipas Footmercato, kostoja e operacionin mund të jetë ekonomikisht e favorshme për Milanin duke marrë parasysh klasin e lojtarit. Mjaftojnë vetëm 40 milionë euro, ndërsa lojtari që po bënë “lidhjen” është shoku i tij i kombëtares, Ismael Bennacer.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023 dhe “qytetarët” nuk dëshirojnë që ta humbasin atë me parametër zero. Për rrjedhojë, mund të jenë të detyruar ta shesin që në verë. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Milani ka një konkurrencë të fortë. Pas algjerianit janë edhe Barcelona, Real Madrid e PSG. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like