Për herë të parë në mbledhje marrin pjesë të gjitha anëtarët e Komisionit, e quajnë ditë historike

by admin
Spread the love

Komisioni për të Drejtat dhe
Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për herë të parë e ka zhvilluar mbledhjen me
të gjithë anëtarët prezentë, raporton Ekonomia Online.

Madje deputetët këtë ditë e kanë
quajtur historike. Përderisa zëvendëskryetari i Komisionit Hydajet Hyseni tha
se mungesa e anëtarëve në mbledhjet po e dëmton këtë Komision.

Më pas Komisioni i ka votuar me
vota unanime tri projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës: Projektligjin për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe
Mbrojtjes; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e
Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen
e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit
funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

You may also like