Për herë të parë në histori Siria dhe Palestina kalojnë në 1/8-at e Kupës së Azisë, gazetari “shpërthen” në të qara para Cuper

by admin
Spread the love

Siria dhe Palestina kalojnë për herë të parë në fazën e 1/8-ave të Kupës së Azisë.

Kështu politika dhe futbollli kryqëzojnë fatet e këtyre dy shteteve, shumë të diskutuar në muajt e fundit, për luftën dhe situatën e tensionuar mes tyre.

“Mrekullia” e vërtetë sportive është mbi të gjitha ajo e Palestinës, e cila më në fund fitoi një ndeshje të Kupës së Azisë në pjesëmarrjen e saj të tretë, duke mundur Hong Kongun.

Jo më pak qëndron, bëma e Sirisë, e drejtuar nga një i njohur i vjetër i futbollit italian, pikërisht ish-trajneri i Interit, Hector Cuper.

Vetë Cuper ishte protagonist i një episodi të veçantë para kamerave. Një episod që shpjegon mirë se çfarë do të thotë kualifikimi në fazën e 1/8-ave për Sirinë dhe Palestinën.

Gjatë intervistës së dhënë nga Cuper në fund të ndeshjes së fituar kundër Indisë, intervistuesi nuk mundi të mbante lotët dhe përfundoi duke përqafuar përkthyesin e trajnerit, i cili gjithashtu ishte dukshëm i prekur nga arritja që Siria sapo kishte prekur.


Top Channel

You may also like