Për fundjavë dhe javën e ardhshme paradite me diell, mot i paqëndrueshëm në orët e pasdites

by admin
Spread the love

Gjatë fundjavës dhe gjatë javës së ardhshme në orët e pasdites do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm intensiv, zbrazje elektrike dhe kushte për paraqitjen e izoluar të breshrit, kumtoi DPHM.

Moti nesër paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, nga mesdita në më shumë vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Në nivel lokal proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme, zbrazje elektrike dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 21 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e izoluar të vetëtimave. Temperatura minimale do të ulet deri në 13 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like