Për dy muaj janë fotografuar mbi 170 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut për dokumente personale

by admin
Spread the love

Policia e Maqedonisë së Veriut në muajin dhjetor dhe janar gjithsej ka arritur të realizon fotografimin e mbi 170 qytetarëve si pjesë e procesit për nxjerrjen e dokumenteve personale, transmeton Portalb.mk.

“Nëse marrim muajin dhjetor 2023 dhe muajin janar 2024 në lidhje me procesin e ndërrimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve, numri i përgjithshëm është 176,159, që është një rritje prej katër herëve në krahasim me të njëjtën periudhë dymujore nga viti 2023, 2022 dhe 2021, kur ai numër në muaj nuk i kalonte 24.000”, njoftoi zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev.

Ai theksoi që nga 17 janari në adresën e vendbanimit të qytetarëve janë dorëzuar 4 332 letërnjoftime të gatshme, duke sqaruar që vetëm 5 përqind e qytetarëve nuk janë gjend në adresën e shtëpisë gjatë dorëzimit të letërnjoftimit.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

MARKETING



You may also like