Për Dortmund mjafton Modeste, fitojnë edhe Leipzig e Leverkusen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Borussia Dortmund ka arritur një fitore në javën e katërt të Bundesligës pasi ka mposhtur minimalisht Herthën e Berlinit me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar goli i Anthony Modeste që ekipi i Terzic të dilte me pikë të plota nga ky takim.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe Bayer Leverkusen në trasnsfertë kundër Mainz me rezultatin bindës 3-0. Palacios prish ekuilibrat e takimit, ndërsa Frimpong me me një dygolësh vulosi edhe rezultatin final të takimit.

Me pikë të plota ka dalë edhe Leipzig në sfidën në shtëpi përballë Wolfsburg pasi ka fituar me rezultatin 2-0. Takimi u vendos nga dy golat e Nkunku.

Me rezultatin tenistik 6-1 nga shkatërruar Unioni i Berlinit, Shalken, ndërsa Hoffenheim mposhti minimalisht Augsburgun falë golit të Geiger. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Twitter

You may also like