Pensionohet futbollisti me përvojë Përparim Livoreka

by admin
Spread the love

Klubi i futbollit, Vjosa ka konfirmuar pensionimin e futbollistit me përvojë të madhe, Përparim Livoreka.

Vjosa ka falënderuar mesfushorin me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Përparim LIVOREKA ka qenë jo vetëm kapiteni ynë i guximshëm, por edhe burimi i shumë emocioneve pozitive për tifozët. Golat e tij spektakolare, depërtimet e frymëzuara dhe përkushtimi i pakompromis në fushë e bënë atë një lider të padiskutueshëm. Në këtë moment të veçantë, KF Vjosa, duam ta falenderojmë Kapitenin LIVO për çdo emocion të dhënë, çdo fitore të shënuar dhe çdo sfidë të kaluar së bashku. Faleminderit, Kapiten, për profesionalizmin, guximin dhe kontributin që sole”, thuhet në njoftim.

36-vjeçari ka përvojë të madhe në futbollin kosovar.

Ai ka luajtur për skuadra të njohura si Drita e Feronikeli. /Lajmi.net/

You may also like