Pensionohet futbollisti Ardian Cuculi – Shqip

by admin
Spread the love

CUCULI NË HISTORI SI LEGJENDË E GJALLË I EKIPIT KUQEZI

Një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, kërçovari Ardian Cuculi tërhiqet nga futbolli i luajtur pikërisht me fanellën e klubit të zemrës. KF Shkëndija e falenderon Cuculin për gjithçka që dha për kuqezinjtë. 

Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me ekipin kuqezi, Në moshën 35 vjeçare, vendos ti jep fund karrierës si futbollist aktiv, mbrojtësi kërçovar, Ardian Cuculi.

“Është një ndjenjë e çuditshme që nuk dij nëse do arrij ta sqaroj. Jam i mërzitur sepse po largohem nga profesioni i vetëm që kam bërë gjithë jetën deri tani, mirëpo në anën tjetër jam shumë i lumtur që mu mundësua ta mbyll karrierën ashtu si dua dhe në klubin që e dua. Shkëndija mbetet pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe në këtë moment dua të përcjell një falemenderim të madh deri te pronarët e klubit që më mundësuan ta mbyll ashtu dhe aty ku e kisha ëndërruar”, tha Ardian Cuculli.

Ardian Cuculi tani më  hynë në  historinë e legjendeve  të ekipit tetovar  ashtu si Qatip Osmani, Nebi Mustafi, Besart Ibraimi./KlanMacedonia

You may also like