Pendarvoski: NATO na ka ndihmuar në parandalimin e tre sulmeve terroriste

by admin
Spread the love




Presidenti i shtetit Stevo Pendarvoski ka deklaruar se është dashur të ndodh lufta në Ukrainë që të vërtetohemi se me marrëveshjen e Prespës me kohë jemi futur nën ombrellën e NATO-së, pa humbur identitetin, siç disa kishin frikë. Sipas tij, NATO që nga atëherë në mënyrë aktive i ndihmon vendit në pjesën e kërcënimeve hibride dhe kërcënimeve për terrorizëm, para se gjithash me pjesëtarët që janë kthyer nga luftërat në Lindjen e Mesme.
Ai ka informuar, se pas të dhënave të siguruara nga NATO, në tre raste vitin e kaluar janë ndaluar sulme terroriste në fazat përgatitore, të cilat janë zhvilluar jashtë territorit tonë.
“Nuk e ndihmojmë Ukrainën për shkak se jemi anëtarë të NATO-së dhe për shkak se sipas statusit formal na obligojmë t;i ndihmojmë. Logjika jonë është kjo: vendet e vogla duhet të përkrahin rregullim ndërkombëtarë i bazuar në rregulla dhe principe, për shkak se në botë i cili bazohet në argumente e forcës, shanset tona që të mbijetojmë janë barazi me zero”, tha Pendarovski, raporton SHENJA.


You may also like