Pendarovski tregon kushtet për të garuar edhe një mandat të dytë

by admin
Spread the love

Presidenti Stevo Pendarovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet lidhur me kandidimin për mandatin e dytë. Ai tha se për këtë duhet të ndodhin dy gjëra.

“E para të kem përkrahjen e dy subjekteve të cilët mandatin e kaluar më dhanë mbështetjen. Po ashtu të rëndësishëm e kam edhe përkrahjen edhe të atyre që nuk i takojnë asnjë partie politike, që janë të pavarur, që nuk dalin në zgjedhje. Është e qartë se pa përkrahjen e subjekteve më të mëdha politike nuk mundesh i vetëm të marrësh mandat”, tha Pendarovski.

Në pyetjen nëse ka bisedime për ta përkrahur, tha se deri në këtë moment nuk ka patur bisedime dhe se kjo ndoshta do të ndodhë pas vitit të ri

MARKETING



You may also like