Pendarovski: Në Qeveri ka konsultime për 14 pozita të lira për ambasadorë

by admin
Spread the love




Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka deklaruar sot se para dy apo tre muajve në Qeveri janë bërë konsultime politike për 14 pozita të lira të ambasadorëve. Kur mbarojnë konsultimet, vjen tek unë ministri i Jashtëm. Ndër këto vende është edhe pozita në Paris, tha sot kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.

“Në mesin e 14 pozitave të lira për ambasador, përveç Parisit, kemi edhe shumë vende të rëndësishme si Berlini, Londra, dhe në Kinë”, tha Pendarovski. Sa i përket shkuarjës së Viktor Dimovskit ambasador në Paris, ai tha se është ende objekt konsultimi në Qeveri.


You may also like