Pendarovski do të mbledh Këshillin e Sigurisë, propozimi francez temë diskutimi

by admin
Spread the love




Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, për nesër pasdite në kabinetin e tij ka ftuar në takim Këshillin e Sigurisë, në të cilin do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në, për fillim të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Në seancën përpos anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të merr pjesë edhe Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Pas mbarimit të seancës të Këshillit të Sigurisë, është paraparë që deklaratë të jep presidenti Pendarovski, kanë njoftuar nga kabineti i tij, përcjell SHENJA.


You may also like